Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Futbolli bëhet bashkë, takim për kërkesa konkrete për qeverinë Rama

schedule13:16 - 13 Qershor, 2022

schedule 13:16 - 13 Qershor, 2022

Një tjetër takim në komunitetin e futbollit. Parvjet Superiorja u bë e gjitha bashkë dhe bojkotoi për disa javë dhe tani ka sërish lëvizje.

Situata tani është ndryshe dhe bashkë me 10 klubet e elitës do të bashkohen edhe 14 klubet e Kategorisë së Parë, për të diskutuar mbi disa kërkesa drejtuar qeverisë.

Nesër në orën 12:00 do të ketë një takim në FSHF, sikurse shkruan Supersport. Klubet dhe FSHF do të kërkojnë që të miratohet Ligji i Sponsorizimit dhe të legalizohen lotot sportive.

Ashtu sikurse edhe KOKSH, edhe komuniteti i futbollit kërkon që një pjesë e të ardhurave nga taksat e marra nga kompanitë e basteve të shkojnë për komunitatin e sportit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!