Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Futboll në çdo cep të vendit: Rikthehet Superiorja dhe kategoritë inferiore, plani i ndeshjeve

schedule08:35 - 4 Nëntor, 2020

schedule 08:35 - 4 Nëntor, 2020

Koha për kampionatet e futbollit në vend. Kupa e Shqipërisë dhe miqësoret ia kanë lënë vendin Superiores, Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Sot në çdo cep të Shqipërisë do të luhet futboll, por sigurisht vëmendja kryesore është te Superiorja.

Shumë pikëpyetje mbi lëvizjet e bëra dhe tani është koha që të flasë fusha. Prej orës 13:45 luhen tre ndeshjet e para dhe sfida kryesore konsiderohet ajo mes Tiranës dhe Kukësit, e programuar të zhvillohet në Korçë.

Kuriozitet i madh edhe për Laçin, që ka bërë lëvizje të shumta në merkato. Kurbinasit luajnë në transfertë kundër Bylisit, skuadër që ka pësuar ndryshime të shumta. Në mesditë në plan është edhe Kastrioti-Partizani.

 

Teuta-Skënderbeu dhe Vllaznia-Apolonia janë përballjet që mbyllin javën e parë të Kategorisë Superiore dhe nisin prej orës 16:45. Durrsakët dhe shkodranët janë favoritë për të fituar, ndaj dy ekipeve që në përbërje kanë goxha lojtarë të rinj.

 

Kategoria e Parë luhet në orar ndryshe. Ndeshjet nisin prej orës 14:00. Në grupin A Erzeni-Dinamo është sfida që spikat, ndërkohë Burreli e Besëlidhja do kërkojnë që sot të tregojnë se janë gjithashtu ekipe pretendente për t’u ngjitur.

Egnatia dhe Besa shikohen si ekipet favorite në grupin B, nisur nga përforcimet e bëra gjatë merkatos së verës, por sigurisht nuk përjashtohet nga gara as Lushnja.

Kuriozitet ka edhe mbi Pogradecin, që ka pasur largime të rëndësishme. Sikurse dihet Luftëtari është shkrirë, kurse Flamurtari do përfaqësohet në kampionat me elementë të rinj. Sa i takon Kategorisë së Dytë, më poshtë ju sjellim listën e përballjeve. / abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!