Fustani transparent i Rita Orës tërheq vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia

schedule15:23 - 5 Shtator, 2023

schedule 15:23 - 5 Shtator, 2023

Një tjetër ditë, një tjetër pamje transparente nga Rita Ora, e cila në Festivalin e Filmit në Venecia vendosi të na tregojë “brendësinë” e botës së saj dhe ia doli mirë me pamjet e saj të shumta dhe të ndryshme.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare u shfaq në tapetin e kuq në AmfAR Gala 2023 e veshur me një fustan të krijuar nga Stéphane Rolland. E gjithë veshja ishte mjaft elegante dhe interesante. Ora zgjodhi të kombinonte fustanin e tejdukshëm me një ‘body’ nudo dhe një rrip diamanti, i cili kalonte përmes fustanit. Elementi i madh i bardhë në pjesën e përparme të fustanit dhe bishti i madh transparent i dhanë një notë të frikshme, eterike, por shumë në modë.

Këngëtarja e muzikës pop e kompletoi kombinimin e saj me një palë sandale të larta me platformë dhe një varëse me diamant spirale ose gjarpëri./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!