Fustani i stilistes shqiptare bëhet viral në botë, Vogue i kushton artikull

schedule13:26 - 14 Gusht, 2020

schedule 13:26 - 14 Gusht, 2020

Lirika Matoshi është stilistja shqiptare që po bën xhiron e botës, pasi fustani i krijuar nga ajo është bërë më virali Instagram, Twitter, TikTok.

Për të ka meme, ka postime virale, ka njerëz që bëjnë pasarela nga shtëpia. Së fundmi, ka qenë Vogue ai që i ka dedikuar një artikull vlerësues.

“Është një fustan që Hirushja, një bebe dhe një personazh i tapeteve të kuqe mund ta veshi i lumtur. Arsyeja kryesore se pse fustani është kaq i njohur është sepse njerëzit mendojnë se është bukuri universale dhe gjithashtu ka masa deri nga më të mëdhatë, gjë që është e rrallë për një fustan të sofistikuar nga një markë e vogël”,  shkruhet në të.

“The Strawberry Dress” është një fustan rozë me një jakë të thellë V, me gjatësi nën gju dhe mbi të gjitha me zbukurime luleshtrydheje. Ai kushton plot 490$, por kjo nuk e ka penguar të blihet nga masa./abcnews.al

View this post on Instagram

The story of the #strawberrydress Thank you @voguemagazine & @sarahjanespellings 🍓☁️ Read the full article on Vogue.com

A post shared by Lirika Matoshi (@lirika.matoshi) on