Policia ka sekuestruar 103 kilogramë kanabis, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë dhe një mjet tip “Benz” gjatë një aksioni në Fushë-Krujë. Në pranga ka rënë një person, ndërkohë që tre të tjerë janë në kërkim.
Personat e shpallur në kërkim janë banorë në fshatin Fushë-Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall, Fushë-Krujë. Policia vijon operacionin për të arrestuar personat e tjerë, të cilët janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al