Shkodra dhe Fushë Kruja u tronditën nga dy shpërthime me eksploziv në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Në shkodër, automjetit të parkuar në pronësi të Alban Bushatit iu vu lëndë plasëse.
Shpërthimi ndodhi në lagjen rus të Shkodrës.
37 vjeçari Alban Bushati, pronari I automjetit , zotëron një dyqan fruta perimesh. Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e parë të automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht nga shpërthimi.
Shpërthimi ka shkaktuar panik në të gjithë zonën ndërsa një grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
Në dëshminë e tij të dhënë në policinë e Shkodrës, pronari i automjetit Alban Bushati ka deklaruar se nuk ka konflikte as probleme me persona të tjerë. Një tjetër shpërthim u regjistrua në Fushë Krujë, në ambientet e një restoranti.
Policia informoi zyrtarisht se janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të biznesit.
Subjekti I cili ndodhet në vendin e quajtur ish kooperativa partizani është në pronësi të Bledar Talit.
Pronari nuk njihet si person problematik dhe jashtë kamerave deklaron se nuk ka as probleme dhe as konflikte me njeri.
Dëmet janë mjaft të mëdha, pasi i gjithë lokali ka dalë jashtë funksioni. Ngjarja është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë, por ato janë sekuestruar nga Policia për të vijuar hetimet./abcnews.al