Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasani, Damian Gjiknuri i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me gazetarin Arian Çani në ABC News, komentoi zgjedhjen e partisë së tij për të bërë një fushatë modeste.
Ai tha se kjo zgjedhje reflekton siguri dhe dukeqenëse PS ka vite në pushtet sipas tij duhet të reflektohet qetësi dhe siguri.
Në lidhje me mbjelljen e pemëve, ai tha se pema është simbol i jetës dhe vazhdimësisë.
“Pazhurmësia apo qetësia reflekton siguri. Zgjedhjet vendore për PS që ka 10 vite në pushtet duhet të reflektojnë pikërisht qetësi dhe siguri. Dhe pema është simbolika e jetës dhe vazhdimësisë” tha Gjiknuri.
I pyetur nëse Rama do të shkojë gjatë kësaj fushate në të gjithë bashkitë e vendit, Gjiknuri tha me siguri “po”
“Besoj se do të shkojë në të gjitha bashkitë. Hapja e fushatës do të ketë këtë simbolikë, por jam i bindur që do të shkohet në pjesën më të madhe të bashkive.
Mendoj që Ramës nuk i mungon energjia për të shkuar në të gjithë bashkitë. Takimet përmbyllëse do të jenë me ndryshe. Do të ketë takime të mëdha” shtoi ai.r.t/abcnews.al