Përse një i huaj do të zgjidhte Shqipërinë për të jetuar?
“Ndihem më i sigurtë në Tiranë, sesa do të ndihesha po të ecja në Londër e Mancister, sidomos mbrëmjeve”.
I ftuari i kësaj të shtunë në podcastin “Flasim” të Edi Ramës ishte londinezi Karl Roberts, ish menaxher i TAP në Shqipëri, që ka vendosur të mos e lërë vendin tonë.
“Siguria në Shqipëri është një nga elementët të cilët të gjithë të huajt e vënë në dukje, madje kjo është një nga arsyet pse shumë të huaj zgjedhin të jetojnë këtu”.
Sali Berisha sfidoi dikur me podcast por vetëm një herë rrëfeu veten aty.
Tashmë i duhet të rikuperojë kohën e humbur, 11 muajt e izolimit në shtëpi, ndërsa gara elektorale nuk është larg.
“Kam ardhur sot për t’u zotuar se në 3 muajt e parë do e kthejmë përmbys këtë skemë çnjerëzore shpërndarjeje”.
Këtë fundjave të shtune ai e kaloi me pensionistë të Elbasanit, për të bërë premtimet për rritje pensionesh dhe akuzuar kundërshtarin se e ka lënë pa mbështetje këtë shtresë të shoqërisë.
“Pensionisti malazez sot merr 430 euro pensionin mesatar, e kuptoni ku jemi ne, ku na vidhisi ky regjim? Të marrë malazezi tre herë më shumë se ne”.
Por vetë pensionistët mbështetës të tij, i kujtojnë se demokratët mund të ishin më mirë, nëse Berisha do të kishte përmbushur të tjera premtime.
“Kam një kritike të vogël, duhet të kishe bërë më shumë për të bugosurit politik dhe pronarët e mëdhenj. po ti kishit bërë këtë, do të kishit ecur përpara”.
“Dëshmpërblimi i plotë dhe pëfundimtar dhe do të jenë pikat kryesore e planit të PD”.
Dështimin e gjeti në humbjen e 2013-ës.
“Nëse do të vazhdonte pushtteti i pd, dëmshëprblimi I premtuar do të ishjte realizuar, ajo që ka mbetur është borxhi ynë. nuk ka paqe nëse nuk zgjdihet problem I pronës, ju kërkoj të më mbëshesni, për ta përmbyllur këtë detyrim”./abcnews.al