Fushatë ndërgjegjësuese për kancerin e lëkurës, 2500 australianë pozojnë nudo

schedule09:51 - 26 Nëntor, 2022

schedule 09:51 - 26 Nëntor, 2022

Rreth 2500 njerëz u mblodhën sot në plazhin e famshëm Bondi të Sidneit, të cilët u zhveshën dhe pozuan nudo për fotografin amerikan Spencer Tunick në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës.


Tunik, i njohur për fotot në grup në disa prej monumenteve më të njohura të botës, përdori një megafon për të udhëzuar turmën përpara se shumë të shfrytëzonin rastin për tu zhytur nudo në ujërat e oqeanit.

“Ne kemi një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për kancerin e lëkurës dhe jam i nderuar që jam këtu,” tha Tunick.

Artisti me bazë në Nju Jork u bashkua me një shoqatë bamirësie për fotot për të rritur ndërgjegjësimin për melanomën, forma e katërt më e zakonshme e kancerit në Australi.

Qeveria australiane vlerëson se këtë vit numri i përgjithshëm i diagnozave do të rritet në 17,756 dhe se 1,281 australianë mund  të vdesin si pasojë e sëmundjes. Herën e fundit që Tunik organizoi një set fotografik në grup në Australi ishte në vitin 2010, kur 5200 australianë pozuan nudo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!