Fushatat zgjedhore, Gjiknuri: Ramë dakord me PD për financim miks të partive

schedule13:15 - 3 Mars, 2020

schedule 13:15 - 3 Mars, 2020

Damian Gjiknuri nuk e përjashton mundësinë se mund të ketë një shtyrje të afatit për realizimin e Reformës Zgjedhore.

Teksa 15 marsi është vendosur si afati i fundit, Gjiknuri tha se mund të kërkojë më shumë kohë, por sipas tij e rëndësishme është që në këtë datë të arrihet një dakordësi mes palëve.

A do ketë shtyrej të afatit? Ka akoma shumë çështje të pazgjidhura në tavolinë. Mos shikoni 15 marsin si një datë… e rendësishme është që të kemi një dakordësi. E rëndësisshme është që në 15 mars ne të kemi rënë dakord për çështjet. Mund të ishte shumë mirë që në 15 mars t’i kemi të gjitha gati”, tha Gjiknuri.

Po ashtu ai sqaroi edhe se çfarë u diskutua në mbledhjen e sotme, ku tha se kanë bërë propozime për uljen e tavanit të shpenzimeve të partive gjatë fushatave elektorale. Gjiknuri theksoi se kanë rënë dakord me Partinë Demokratike për financim miks të partive.

Kemi bërë disa propozime për uljen e tavanit të shpenzimeve të partive. Çështja që diskutohet është se sa ku kontribut do ketë nga buxheti i shtetit dhe sa fonde të pavarura. Këtu je i në disktum dhe po marrim edhe mendimet e ndërkombëtarëve.

Pjesa e ligjit të finacimit të partive mund të na marrë më shumë. Jemi për fanincimim miks, na vjen mirë që edhe PD ka hequr dorë nga financimi 100%. Janë futur elementë të tjerë garancie, monitorim më i imët, raportim nga palët e treta, futja në prces. Shumë elememtë të tjerë garantues që kanë ardhur edhe nga rekomandimet e ohir por edhe PD”, deklaroi Gjiknuri. /abcnews.al