Fushata, tubimet e fundit/ Harris pritet të mbajë takimin në Pensilvani. Trump, në tre shtete të lëkundura

schedule12:57 - 4 Nëntor, 2024

schedule 12:57 - 4 Nëntor, 2024

Kamala Harris dhe Donald Trump do të përmbyllin fushatat e tyre respektive këtë të hënë duke iu drejtuar qytetarëve amerikanëve me mesazhet e tyre të fundit se përse ata duhet të jenë Presidenti apo Presidentja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Demokratja Harris do të mbajë dy tubim në Pensilvani, shtetin kyç të këtyre zgjedhjeve i cili ka 19 vokta elektorale. Harris do të bëjë thirrje për pjesmarrje masive në votime ndërsa në votimet e parakohshme në këtë shtet kanë votuar 1.7 milionë qytetarë.

Një axhendë më të ngjeshur pritet të ketë rivali i saj Donald Trump. Kandidati Republikan për President pritet të mbajë këtë të Hënë tri tubime Elektorale në tri shtete të lëkundura Amerikane.
Trump do ta nisë ditën e fundit të fushatës në Karolinën e Veriut, një shtet ky me 16 vota elektorale ku deri më tani ka pasur një pjesmarrje rekord në votimin e parakohshëm me 4.5 milionë votues.

Tubimi i dytë elektoral i Trump do të jetë në Pensilvani dhe dita e tij e fushatës do të mbyllet në Michigan, një shteti ky i cili është konsideruar si muri Blu për Demokratët. Sfida e Trump do të jetë që nëpërmjet fjalimit të tij të fundit në këtë shtet të bind qytetarët amerikan atje që ti japin atij fitoren, në një shtet të lëkundur I cili mban një peshë të konsiderueshme në zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Sipas të dhënave nga Laboratori Zgjedhor I Universitetit të Floridas, në votimin e parakohshëm që ka qenë I hapur në 48 shtete Amerikane kanë shprehur vullnetin e tyre politik më shumë se 75 milionë amerikanë.

Në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, të drejtën për të votuar e kanë mbi 240 milionë votues Amerikanë. Sondazhet që janë realizuar së fundmi tregojnë një garë të ngushtë kokë më kokë mes Republikanit Donald Trump dhe Demokrates Kamala Harris ku diferenca kryesore është nga 1 deri në 2%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!