Për juristen Brizida Gjikondi, La Civita në Tiranë, duhet verifikuar në radhë të parë nga KQZ si edhe nga struktura e ngritur nga SPAK, për krimet zgjedhore. Në një bisedë në studion e Neës Line, në ABC Neës, Gjikondi tha se nuk mund të presim nga Berisha të jetë I sinqertë lidhur me kontratën me La Civita dhe se paratë e hedhura në fushatë nga partitë politike kanë qenë gjithmonë një problem
“Berisha është mësuar të thotë të pavërteta. La Civita duhet verifikuar nga KQZ në radhë të parë por edhe struktura e ngritur nga SPAK, problemi më i madh janë paratë që hidhen në fushata, dhe kjo është dicka që duhet parë seriozisht” – tha ajo, ndërsa komentoi edhe fushatën e deritanishme nga figurat kryesore politike.
“Stili i z.Rama e ka ctensionuar fushatën, agresivitetin dhe luftën e ashpër që është gjithmonë simbol i Berishës.
Fushata mendoj se ende nuk i ka ndezur motorët e asaj të ashpër. Berishën e shoh kaotik, merret edhe ai me Unikatil, po ndjek vallen e Ramës, tregon paafatësinë e tij për një vizion të vetin.
Mendoj se Rama ka bërë gjënë e duhur me pak dinakëri duke ditur që votat e të djathtës janë të fragmentarizuara mendon se me Bashën dëmton Berishën. Jo se Basha do marrë PD dhe do bëjë rekord votash, por është në një frymë dhe moshë që është më afër Evropës se sa Berisha me gjuhën e tij përcarëse, agesive dhe vëllavrasëse
Do të doja të dëgjoja më shumë programe, jo vetëm nga partitë e mëdha por edhe nga partitë e vogla. Do doja të kishte një risi në zgjedhjet e 11 majit, një program, projekt gjëra të bëshme” përfundoi Gjikondi./abcnws.al