Fushata në Wisconsin, Trump e Harris kërkojnë votat

schedule13:08 - 2 Nëntor, 2024

schedule 13:08 - 2 Nëntor, 2024

Donald Trump dhe Kamala Harris kanë intensifikuar fushatat e tyre në Shtetet e lërkundura për të garantuar fitoren e zgjedhjeve presidenciale. Dy kandidatët mbajtën tubimet e tyre në Wisconsin, shtetin I cili ka 10 vota elektorale për garën në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trumi I cili nisi një orë me vonesë tubimin e tij në Milwaukee u përball me probleme edhe me mikrofonin e tij. Megjithatë të gjitha këto nuk  e ndalën republikanin që të kërkonte votat e qytetarëve Amerikan në këtë shtet duke iu theksuar atyre se ata nuk janë më mire seç kanë qenë 4 vite më parë.

“A jeni sot më mire sesa ishit 4 vjet më parë? Kështu që kam ardhur sot këtu  me një mesazh shprese për të gjithë Amerikanët . Me votën tuaj të bukur, shikoni ne nuk duam paratë tuaja, duam vetëm atë dreq vote. Ne po udhëheqim të 7-të shtetet e lëkundura.”

Por në ndryshum nga Donald Trump që në Wisconsin u shfaq I vetëm, Kamala Harris zgjodhi që në Tubimin e saj elektoral të kishte përforcime dhe për këtë arsye në skenë u shfaq reperja e mirënjohur Cardi B. Artistja u shpreh se me Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë , Femrat do të kenë mundësi të bëjnë histori në SHBA.

“A jeni gati të shkruajmë historinë. A jemi gati të ndryshojmë 8 vitet në vijim pasi ne duam që ajo të jetë presidentja jonë në 8 vitet në vijim. Dua të marr kohën time për të thënë fjalimin që kam përgatitur. E kam thënë në Instagram, Twiter dhe kudo se edhe mua si Kamala më është dashur të punoj forte sepse kam qenë e nënvlerësuar. Jam diskretiturar vetëm sepse jam femër . Vajzat dhe gratë në vendin tonë duhet të punojnë 10 herë më forte sesa meshkujt dhe njerëzit ende pyesin sesi ato po arrijnë majat.”

Kamala Harris në fjalën e saj në Wisconsin, zgjodhi të shënjestronte Trump duke thënë se ai është një njeri që synon të shkelë klasën punëtore në Amerikë.   Kandidatja Demokrate shtoi se nëse Trump vjen në Shtëpinë e Bardhë, synimi i tij I vetëm që të merret me hakmarrje ndaj armiqëve të tij.

“Ne të gjithë këtu e dime se Donald Trump nuk është mik I punës. Ai është përpjekur të mbysë sindikatat gjatë githë jetës së tij. Ai bënte shaka me miqtë e tij miliarderë sesi kishin pushuar nga puna njerëz që dolën në grevë. Më lejoni t’iu kujtoj se kush është Donald  Trump.  Ai është një ndër kërcënimet më të mëdha për jetët tuaja.”

Ndërsa jemi vetëm 3 ditë larg dates së zgjedhjeve Presidenciale, mbi 66 milionë qytetarë Amerikanë kanë shprehur vullnetin e tyre politik duke votuar në shtetet ku është I mundur votimi i parakohshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!