Fushata kundër racizmit, mesazhi i Amit: Reagoni së pari për përdhunimet në vendin tonë

schedule20:01 - 2 Qershor, 2020

schedule 20:01 - 2 Qershor, 2020

Shumë personazhe publik shqiptarë iu bashkuan kauzës kundër racizmit, pas vdekjes së 46-vjeçarit George Floyd, i cili humbi jetën pasi një oficer policie i vuri këmbën në qafë për disa minuta.

Reagimet kanë qenë të shumta, ndërsa së fundmi mbi këtë çështje ka shkruar dhe Amarda Toska. Në një postim në Instagram, ndërsa vlerëson reagimet e vipave shqiptarë, shprehet se së pari duhet reaguar mbi ngjarjet që kanë tronditur vendin tonë.

Shumë mirë që reagoni ndaj racizmit dhe mbani këtë qëndrim të drejtë, por duket më shumë si modë që ju pëlqen të ndiqni. Reagoni në fillim për përdhunimet dhe vrasjet që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë, për vendosjen e drejtësisë, për shumë çështje të harruara etj.“, shkruan Ami. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!