Fushata e zgjedhjeve presidenciale/ Trump, nga hetimet penale tek atentatet. Demokratët nga Biden te Harris

schedule12:17 - 5 Nëntor, 2024

schedule 12:17 - 5 Nëntor, 2024

Të konsideruara si zgjedhjet më kritike në Historinë Amerikane, procesi elektoral këtë vit dhe fushata e zhvilluar për Shtëpin e Bardhë sollën një vorbull zhvillimesh të papritura.

Donald Trump, ish presidenti Amerikan I cili u përball me 4 çështje penale kundër tij u bë presidenti apo ish presidenti i parë Amerikan mbi të cilin u hapën dosje penale. Republikani vijoi i vendosur rrugëtimin politik deri në marrjen zyrtare të nomimit nga partia e tij për tu bërë kandidat për Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa zhvillonte fushatën e tij për tu rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump u përball me dy atentate të njëpasnjëshme.

Në 13 korrik tesksa po mbante një fjalim përballë mbështetësve, Trump u qëllua dhe mbeti I plagosur në vesh. Autori 20 vjeçar Thomas Crooks I cili qëlloi 8 plumba në drejtim të Republikanit u ekzekutua nga Shërbimet Sekrete Ameriken.

Në këtë zhvillim që tronditi mbarë botën, Trump u bë ish presidenti apo kandidati për president I parë që u përball me një atentat që prej vrasjes së Ronald Regan nv vitin 1981.

Atentati ndaj Trump erdhi pas paraqitjes së tij të suksesshme në Debatin e Parë presidencial të organizuar në CNN, ku republikani doli qartazi si fitues. Nga ana tjetër sukses I Trump dhe paraqitja e dobët e Rivalit të tij Joe Biden trazoi ujërat brenda kampit Demokrat.

Tashmë jo vetëm mediat, por edhe anëtarët  e Partisë Demokratike në SHBA  si dhe donator të rëndësishëm kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të Joe Biden nga kjo garë.

Gafat e tij të njëpasnjëshme, mungesa e Koherencës dhe paraqitja e tij e dobët detyruan Joe Biden që në 21 korrik të tërhiqej nga kjo garë. Biden u dorëzua ndërsa tha se ishte nderi më I madh i Jetës së tij që shërbeu si President I Shteteve të Bashkuara për një mandat 4 vjeçar.

“Ishte nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si presidenti juaj. Dhe megjithëse ishte synimi im që të kërkoja rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që të tërhiqem dhe të përqendrohem në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit”

Dorëhqeja e Joe Biden shkaktoi kaos brenda kampit demokrat dhe ngjalli pikpyetje të mëdha se kush do të ishte pasuesi I tij në garën për Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë Biden I cili u dorëhoq e bëri të qartë se mbështetja e tij shkonte për zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Ish prokurorja e Kalifornisë u mbështet më pas nga shumica dërrmuese e demokratëve ku mes tyre edhe nga ish presidenti Barack Obama, një figure me influence të gjërë në politikën amerikane.

Harris mori zyrtarisht nominimin në Konventën e Partisë Demokratike në datat 19-22 Gusht në Chikago.

Menjëherë pasi demokratët kishin një kandidat të konfirmuar, fushata vijoi në mënyre intensive ku Demokratja Kamala Harris dhe Republikani Donald Trump nuk i ndalën sulmet politike ndaj njëri tjetrit. Përtej sulmeve Politike kjo fushatë presidenciale është karakterizuar edhe nga Sulme personale, sulme këto të kryera kryesisht nga Kandiati Republikan.

Ndërsa fushata e demokratëve dhe Republikanëve vijoi shtet më Shtet, Kamala Harris dhe Donald Trump u përballën me njëri tjetrin në debatin e tyre të parë në 10 shtator në Abc News.
Në ndryshim nga debati I qershorit, Trump humbi epërsinë e tij në këtë Debat ku sipas sondazheve fituese u shpall Demokratja Kamala Harris.

Megjithatë Trump ia doli që të ishte sensacioni I mediave ndërkombëtare me deklaratat e tij në këtë debat. Deklarata më e forte e tij ishte sulmi ndaj Emigracionit të paligjshëm ku u shpreh se në Springfield emigrantët po hanin të gjallë macet dhe qentë.

Kufiri dhe miliona emigrantë të paligjshëm që mbërrijnë në mënyrë ilegale cdo vit në Shtetet e Bashkuara ka qenë një ndër çështjet kryesore me të cilat Donald Trump ka mbajtur fushatën e tij.

Vetëm 6 ditë pas debatit presidencial, Donald Trump u përball me një tjetër tentative për atentat teksa ishte në fushën e tij të golfit në Florida.

Personi që tentoi të vriste ish presidentin dhe kandidatin republikan u identifikua se ishte 58 vjecari Ryan Wesley Routh I cili u arrestua nga policia 45 minuta pas ngjarjes.

Ai qëlloi me 4 plumba ndaj Donald Trump me një kallashnikov AK 47 në një largësi prej 400 metrash nga  ku ishte fhsehur në një shkurre.

Pas dy tentative pvr të vrarë ish presidnetin Amerikan, fushata Presidenciale vijoi me tubime të njëpasnjëshme ndërsa pati përforcim të kushteve të Sigurisë. Në këto zgjedhje presidenciale pati edhe disa sulme kibernetike ndaj fushatave të dy kandidatëve, sulme këto që dyshohet se u kryen nga Hackerat Iraian.

Trump dhe Harris intensifikuan fushatat e tyre përgjatë javëve të fundit dhe në skenat e tubimeve të tyre janë ngjitur edhe një sere personazhesh me influence.

Trump është mbështetur në Garën e tij për Shtëpinë e Bardhë nga Elon Musk, njeriu më I pasur I Botës. Ndërsa rivalja e tij Kamala Harris është mbështetur nga artiste të tillë si Beyonce, Jenifer Lopez apo edhe rreperja Cardi B.

Dy candidate Presidencial kanë luajtur çdo kartë për të garantuar fitoren e tyre  në këtë 5 nëntor dhe se kujt do ti takojnë çelësat e Shtëpisë së Bardhë e ka vendosur Populli Amerikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!