Furtunë në Vlorë, thyhen pemë në Pyllin e Sodës

schedule14:01 - 30 Nëntor, 2017

schedule 14:01 - 30 Nëntor, 2017

Kanë qenë minuta të frikshme gjatë paradites në zonën e Vlorës. Një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje e cila zgjati vetëm për pak kohë, shkaktoi edhe dëme. Në pyllin e Sodës u dëmtuan disa pemë. Në vendngjarje shkuan edhe nga Shtabi i Emrgjencave, të cilët bllokuan rrugën për afro një orë. Aktualisht situata është normalizuar./abcnews.al

 

https://youtu.be/76cwSJGOiPU