Furtunë kritikash dhe zëra për trajner të ri, ç’ndodh te Kukësi

schedule09:17 - 17 Janar, 2021

schedule 09:17 - 17 Janar, 2021

5 humbje në 6 ndeshjet e fundit dhe një barazim ka regjistruar Kukësi në këtë sezon, një skuadër e investuar për titullin kampion, por që dalëngadalë po del nga objektivat dhe ka rënë në krizë të thellë.

Në ndeshjen e javës së 14 me Vllazninë reagimi nuk erdhi dhe shkodranët ikën me tre pikë më shumë nga “Elbasan Arena”, duke zhytur në krizë të thellë verilindorët. Presidenti i nderit, Safet Gjici është përpjekur ta marrë situatën në dorë dhe mësohet se ka lëvizur në këtë aspekt.

Dje, nën drejtimin e tij, është zhvilluar një mbledhje me të gjithë pjesëtarët e klubit, ku nuk kanë munguar aspak kritikat e tij kundrejt pjesës më të madhe, veçanërisht lojtarëve.

Nisur nga rezultatet, me Kukësin që ka pësuar katër humbje radhazi, u vu në dyshim edhe pozicioni i trajnerit Rraman Hallaçi. Madje doli në skenë edhe emri i atij që mund ta pasonte.

Thashethemet flisnin për një marrëveshje me Bledar Devollin, i cili në muajt e fundit është në krye  të Drenicës në Superligën e Kosovës. Abcnews.al kontaktoi me trajnerin dhe ai e mohoi këtë thashethem, teksa u shpreh se “është në krye të Drenicës dhe po drejton fazën përgatitore në Durrës”.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!