Furrxhi: Teuta do trofe për 100 vjetorin, shpresojmë ta kalojmë Kukësin!

schedule11:59 - 26 Qershor, 2020

schedule 11:59 - 26 Qershor, 2020

Shefi i klubit të Teutës, Enid Furrxhi, foli pas hedhjes së shortit në ambientet e FSHF-së. NË gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Teuta do të përplaset në dy ndeshje me Kukësin, fillimisht në transfertë me datë 2 korrik, pastaj në Niko Dovana me 15 korrik.

Dy ndeshje shumë të vështira, por Furrxhi shpreson që ekipi i tij të arrijë finalen dhe të fitojë një trofe në këtë vit jubilar të klubit (100 vjetor). Madje, Furrxhi theksoi se fitimi i një trofeu këtë sezon, ka qenë objektiv i klubit që para fillimit të edicionit futbollistik.

“Realisht, është një short i vështirë, duke marrë parasysh që Kukësi është ekip i mirë. Gjithsesi, ne jemi në moment të mirë dhe shpresojmë ta kalojmë dhe këtë ndeshje dhe ta shikojmë ekipin në finale. Ky është objektivi i klubit, që në fillim të sezonit. Kemi 100 vjetorin dhe qyteti, tifozët, të gjithë ne, synojmë të çojmë një trofe për këtë vit”, u shpreh Furrxhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!