Nisi në Krujë aksioni për mbylljen e furrave të paligjshme të gëlqeres. Sipas ministrit të Mjedisit Blendi Klosi do të mbyllen 33 furra vetëm në këtë zonë, por në Mars do të nisin operacione të tjera kundër ndotjes.
Do te jete e shpejte dita qe ketu nuk do te kete me tym. 33 furra gëlqereje të identifikuara në malin e Krujës do të mbyllen gjatë një aksioni që filloi ditën kete te hene . Ministri I Mjedisit Blendi Klosi ishte i pranishëm në shkatërrimin e të parës furrë në Borizan, zonë ku janë inspektuar edhe disa furra të tjera. .
“Sot jemi për të shkatërruar këtë furrë, por nëse do të tentojnë të rihapet do të ketë ndëshkime të ashpra” – “Në këtë gropë bëhen bashkë disa krime mjedisore të cilat duhen goditur që në gjenezën e tyre”.
Por sipas ministrit Klosi gjatë muajit mars do të ndërmerren edhe disa aksione për të evidentuar problematika të tjera mjedisore përfshirë këtu edhe ndotjen e lumenjve.
“Do të vazhdojmë një aksion për të evidentuar problematikat e lëkurëve, e ndotësve të ujit dhe gjithë atyre, të cilët përdorin lumenjtë dhe ujit e Shqipërisë pa përdorur depurative. Jemi në këtë aksion gjatë gjithë muajit mars dhe besoj se do të kemi një ditë të caktuar vetëm për sa i përket ndotësve që vijnë nga përpunimi i lëkurëve”.
Klosi u beri apel qytetarëve që të vijojne bashkëpunimin e tyre me qeverinë duke denoncuar çdo krim mjedisor në portalin e bashkëqeverisjes, pasi ajo që po ndodh është një krim për jetën e vetë banorëve dhe fëmijëve të tyre. /abcnews.al