Moska ka paralajmëruar SHBA-në se mund të përballet me “pasoja të paparashikueshme” nëse Uashingtoni vazhdon të dërgojë armë në Ukrainë, sipas raporteve të Washington Post.
“Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që të ndalojnë militarizimin e Ukrainës, i cili nënkupton pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare,” thuhet në deklaratën e Moskës.
Deri më tani, SHBA-ja ka miratuar gjithsej 1.7 miliardë dollarë ndihmë amerikane për Ukrainën. Në fillim të këtij muaji, administra Biden miratoi gjithashtu 100 milionë dollarë armë antitank Javelin, nga stoqet e ushtrisë amerikane.
/abcnews.al