Gjatë një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz këtë mëngjes, Putin u tha dy liderëve se furnizimi i Ukrainës me armë ishte “i rrezikshëm”, duke paralajmëruar “për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare”, shkruan BBC.
Putin tha gjithashtu se ishte i gatshëm të kërkonte mënyra për të transportuar grurin e bllokuar në portet e Ukrainës gjatë fushatës ushtarake të Moskës.
“Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e opsioneve për eksportin e grurit, duke përfshirë eksportin nga portet e Detit të Zi”, tha Kremlini.
“Rritja e furnizimit me plehra dhe produkte bujqësore ruse do të ndihmojë gjithashtu në uljen e tensioneve në tregun global të ushqimit, i cili, natyrisht, do të kërkojë heqjen e sanksioneve përkatëse”.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë,”të cilat janë pezulluar për faj të Kievit”, tha Kremlini.
Vladimir Putin tha gjithashtu se ishte i gatshëm për rifillimin e dialogut mes dy vendeve.
/abcnews.al