Pamjet e aksidentit të ndodhur sot në Berat janë të rënda. Siç shihet nga videoja, autoshkolla është e copëtuar dhe pas përplasjes ka përfunduar në kanal. Nga ana tjetër Benzi tip ML ka “fluturuar” dhe është përmbysur në një arë. Të dy makinat janë përplasur me njëra-tjetrën duke u rrokullisur disa here në asfaltin e rrugës.
Lexo edhe: Berat, “Benzi” përplaset me autoshkollën, 4 persona në gjendje të rëndë, makinat të shkatërruara
Deri më tani raportohet se si pasojë e aksidentit janë në gjendje të rëndë të 4 personat që ndodheshin në të dyja makinat. Të plagosur rëndë janë instruktori dhe kursanti që ndodheshin në mjetin autoshkollë si dhe shoferi e pasagjerja që ndodheshin në fuoristradë.
Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta. Mjekët e Spitalit Rajonal Berat pohojnë se gjendja e dy prej tyre është e rëndë dhe mendohet t’i nisin drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që po bëjnë këqyrjen e vendit të aksidentit të rëndë. Burime të policisë bëjnë me dije se mjetet ishin duke udhëtuar të dyja në drejtim të Dimalit dhe ka qenë pikërisht mjeti tip Fuoristradë ML që duke udhëtuar me shpejtësi skëterrë ka goditur nga prapa autoshkollën të cilën e ka marrë zvarrë disa metra dhe në pas e ka nxjerrë nga rruga duke përfunduar vetë në kanal. be.k/abcnews.al