Funerali i Ivanoviç në Beograd pa ceremoni shtetërore

schedule15:45 - 18 Janar, 2018

schedule 15:45 - 18 Janar, 2018

Është përcjellë për në banesën e fundit në Beograd lideri i serbëve të Mitrovicës Oliver Ivanovic. Shumë figura të politikës serbe, përfshi zëvendëskryeministren Brnbic, morën pjesë në funeralin e  tij, përveç presidentit Vuçiç. Ky i fundit deklaroi se do të kryejë homazhe gjatë fundjavës në vendin ku ai u vra.

Lule dhe qirinj për Oliver Ivanoviçin. Pa shumë fjalime dhe pa ceremoni shtetërore është varrosur lideri i serbëve të Mitrovicës. Homazhe kanë bërë edhe politikanët, nga kryeministrja Ana Brnabic dhe përfaqësues të tjerë të politikës.

Mijëra njerëz kanë ndjekur liturgjinë e shërbyer nga peshkopi Teodosije nga Kosova. Presidenti Aleksandër Vuçiç, homazhe do të bëja gjatë vizitës në Kosovë.

Familjarët nuk kanë folur, por thonë se në Kosovë nuk do të kthehen. Pakënaqësia duket e madhe edhe në varrim dhe në emër të familjes porositë kanë ardhur nga mikja e Ivanoviç.

Tanja Petrovic, mike e familjes Ivanoviç: Mos ki frikë Oliver sepse atje ku je nisur ti, ka Zot, atje ka besim dhe të vërtetë, për të cilët ke luftuar dhe vdekur. Vdekja jote na ka bashkuar dhe e vërteta tashmë ka filluar.

Qytetarët shprehin dyshim se vrasësit do të gjenden. Nuk fajësojnë shqiptarët, por kërkojnë drejtësi.

“Është tragjike vërtet, të vritet një njeri i tillë. Nuk besoj se do të gjenden vrësësit, por ndihem keq”- thotë një qytetare.

“Me shqiptarët duhet të bashkëjetojmë dhe bashkëjetesa do të ekzistojë. Ne duam fajtorin dhe ai duhet kërkuar tek ata që e arrestuan dhe e shënjuan si viktimë duke e lënë të lirë të vrisnin”- thotë një tjerër.

Vrasja e Ivanoviçit është konsideruar atentat politik dhe kthesë në politikën e Ballkanit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!