Një marinar ka humbur jetën dhe 27 janë zhdukur pas fundosjes së anijes ruse javën e kaluar, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan The Guardian.
Sipas informacioneve, 396 anëtarë të ekuipazhit arritën të shpëtojnë.
Luftanija më e madhe ruse shpërtheu dhe u fundos pasi ekuipazhi e braktisi në mënyrë të dëshpëruar pas një sulmi me raketa. Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se “Moskva” pësoi dëmtime të konsiderueshme pas shpërthimit të një zjarri, por tha se ishte ende duke hetuar shkakun e shpërthimit.
Zyrtarët ukrainas pretenduan se anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi u godit nga dy raketa kundër anijeve të klasit R-360 Neptun.
Mediat ruse nga ana tjetër raportuan se 500 anëtarët e ekuipazhit të anijes u evakuuan pas shpërthimeve të municioneve aksidentalisht.
/abcnews.al