Fundoset varka me emigrantë në Tunizi, 76 të zhdukur

schedule11:16 - 25 Maj, 2022

schedule 11:16 - 25 Maj, 2022

Gjithsej 76 persona rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së një varke me emigrantë pranë Tunizisë, tha një zyrtar i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IoM).

Ndërkohë, 24 persona kanë arritur të shpëtojnë.

Zyrtari i IoM tha se varka, e cila u largua nga brigjet e Libisë, u mbyt në Sfax.

Gjatë muajve të fundit, dhjetëra njerëz janë mbytur në brigjet e Tunizisë, me një rritje të tentativave për kalime nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë.

/abcnews.al