Ndërkohë, mbi 3 mijë emigrantë pakistanezë kanë mbërritur në Itali nga Libia në 2017. Që prej fillimit të këtij viti në vendin fqinj kanë zbarkuar 240 pakistanezë.
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin dyshon se një tjetër tragjedi është regjistruar në afrësi të brigjeve të Libisë. Mendohet se mbi 90 emigrantë kanë humbur jetën për shkak të fundosjes së anijes, me të cilën po udhëtonin drejt Italisë.
90 emigrantë, pjesa më e madhe pakistanezë, janë zhdukur në detë dhe dyshohet se janë fundosur bashkë me anijen që lundronin në brigjet e Libisë. Kjo është bërë e ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin që ndryshe njihet si “OIM”. “Dhjetë trupa të pajetë janë dërguar në brigjet e Libisë, mes të cilëve 8 pakistanezë dhe dy shtetas të Libisë, ndërsa kemi konstatuar 3 të mbijetuar”, tha zëdhënësja e “OIM” Olivia Headon në Gjenevë.
“Dy nga të mbijetuarit kanë mbërritur në bregdet me not, kurse i treti është shpatuar një nga peshkatar”, nënvizon ajo. Sipas dëshmive të tyre, të paktën 90 emigrantë kanë humbur jetën gjatë fundosjes së mjetit lundrues. Destinacioni I tyre ishte Italia.
“OIM po mbledh informacione të mëtejshme për tragjedinë dhe po mundohet të shpëtojë në mënyrën më të mirë të mundshme të mbijetuarit”, shton Headon. Ndërkohë, mbi 3 mijë emigrantë pakistanezë kanë mbërritur në Itali nga Libia në 2017. Që prej fillimit të këtij viti në vendin fqinj kanë zbarkuar 240 pakistanezë./abcnews.al