Fundoset anija në jug të Italisë/ Mbyten 41 emigrantë, mes tyre 3 fëmijë

schedule10:42 - 9 Gusht, 2023

schedule 10:42 - 9 Gusht, 2023

Dyzet e një emigrantë humbën jetën pasi një anije, e cila u nis nga Sfax, Tunizi, u fundos ndërsa lundronte në kanalin e Siçilisë. Vetëm 4 persona arritën të shpëtonin, 3 burra dhe një grua.

Katër të mbijetuarit u thanë rojeve bregdetare se 45 prej tyre u larguan nga Sfax, duke përfshirë 3 fëmijë. Pas rreth 6 orësh lundrim, anija u fundos për shkak të një dallge të madhe. Të gjithë emigrantët, sipas të mbijetuarve përfunduan në det.

Vetëm 15 kishin jelek shpëtimi, por nuk arritën të shpëtonin. Viktimat, sipas dëshmive të tre burrave dhe një grua në gjendje shoku, janë 41, mes tyre 3 fëmijë.

Më shumë se 1800 njerëz kanë humbur jetën deri më tani këtë vit në kalimin nga Afrika e Veriut në Europë. Autoritetet tuniziane thonë se Sfax, një qytet port rreth 80 milje (130 km) nga Lampedusa, është një portë e njohur për emigrantët që kërkojnë siguri dhe një jetë më të mirë në Europë.

Ditët e fundit, anijet italiane të patrullimit kanë shpëtuar 2000 persona të tjerë që kanë mbërritur në Lampeduza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!