Fundjavë plazhi/ Vlorë, të huajt vazhdojnë pushimet në bregdetin e Jonit. Në Fier dhe Lezhë bashkitë pastrojnë plazhet

schedule13:12 - 21 Shtator, 2024

schedule 13:12 - 21 Shtator, 2024

Fundjava ka rikthyer pushuesit në plazhet e Vlorës.  Falë motit të ngrohtë  të huajt kanë  zgjedhur  bregdetin për të kaluar disa ditë.   Turistë nga Franca, Italia, Çekia, Holanda, por dhe Argjentina  vlerësojnë klimën dhe  çmimet e favorshme.

Në Fier kanë nisur përgatitje për sezonin  e ardhshëm. Në ditën botërore të bregdetit të pastër, Agjensia e Zonave të mbrojtura dhe Bashkia kanë filluar pastrimin e  plazheve dhe pyjeve  në Seman dhe Darëzezë.

Lezha iu bashkia thirrjes per plazhe te pastra. Vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri ne Tale ishte pjese e aksionit per largimin e mbetjeve inerte në bregdet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!