Fundjava rikthen futbollin në Shqipëri, konfirmohen dy miqësore

schedule16:29 - 22 Maj, 2020

schedule 16:29 - 22 Maj, 2020

Akord parimisht, por ende nuk ka një zyrtarizim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rifillimin e kampionateve të futbollit. Stërvitjen kanë nisur, në grup dhe ekipet e Superiores dhe të Parës po bëhen gati.

Krahas seancave stërvitore, tashmë ka të konfirmuara edhe ndeshje miqësore. Në Cërrik Kukësi do të përballet me Turbinën vendase, në stadiumin “Nexhip Trungu”. Kjo përballje do të luhet prej orës 17:00. Sikurse ka njoftuar klubi cërrikas.

Takimi tjetër do të zhvillohet në Durrës, aty ku Teuta vendase ndeshjet me ekipin fqinj të Egnatias. Këto ndeshje u shërbejnë shumë ekipeve, që vijnë nga një periudhë e gjatë pa stërvitje normale me topin. /abcnews.al