Fundi i një epoke, Oscar Tabarez shkarkohet pas 15 vitesh nga Uruguai

schedule20:28 - 19 Nëntor, 2021

schedule 20:28 - 19 Nëntor, 2021

Humbja 0-3 me Bolivinë ka qenë fatale për Oscar Tabarez, fituesin e Copa America në vitin 2011. Uruguai tashmë duhet të gjejë një trajner të ri.

74-vjeccari, i cili ka drejtuar edhe klube të mëdha si Milan dhe Boca Juniors në të shkuarën, ishte në krye të Uruguait prej vitit 2006.

“Mjeshtri”, siç edhe kishte nofkën, e kishte drejtuar Uruguain edhe në periudhën 1988-1990 dhe tashmë largohet nga detyra e trajnerit me 224 ndeshje në llogarinë e tij, prej të cilave 106 i ka fituar. / abcnews.al