Fundi i një epoke në Britani me funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, 20 fotot që shënuan lamtumirën e fundit

schedule07:55 - 20 Shtator, 2022

schedule 07:55 - 20 Shtator, 2022

Në një ceremoni historike, e cila filloi në Londër dhe përfundoi në Kështjellën Windsor, britanikët dje i thanë “lamtumirën” e fundit mbretëreshës Elizabeth II.

Në fund të shërbesës së mbajtur në kështjellën e Shën Gjergjit, nga arkivoli u hoqën kurora dhe  simbole të monarkisë së Mbretëreshës. Kjo e fundit hyri në histori, me arkivoli të fundosur pa simbolet e saj mbretërore, në kasafortën mbretërore.

Familja mbretërore, në një ceremoni private, mori pjesë në varrimin e Mbretëreshës, e cila tani është me Princin Philip, që vdiq një vit më parë.

Dita e varrimit kishte shumë simbolikë për vetë mbretëreshën, por edhe për monarkinë britanike. Heqja e simboleve mbretërore shënon fundin e shërbimit të saj të përjetshëm në Britani.

Mbreti i ri Charles, i cili u pa disa herë i paaftë për të mbajtur lotët, u përlot, ndërsa të gjithë anëtarët e familjes mbretërore u prekën gjithashtu.

Mbretëresha Elizabeth është monarkia e 12-të që u varros në Windsor dhe udhëtimi i saj në Kështjellën e Shën Gjergjit ishte i gjatë. Filloi në Kalanë Balmoral kur ajo vdiq 11 ditë më parë dhe përfundoi me një ceremoni private.

Monarkia më jetëgjatë e Britanisë u transportua në kishën historike e shoqëruar nga pasardhësi i saj, Mbreti Charles III, Princesha Anne dhe dy djemtë e tjerë të saj, Princi Andrew, i veshur me rroba civile dhe Eduardi./abcnews.al

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!