Fundi i një epoke, legjenda italiane e mbyll me futbollin

schedule18:49 - 6 Janar, 2020

schedule 18:49 - 6 Janar, 2020

Mesfushori italian, Daniele De Rossi, ka vendosur të varë kapucët në gozhdë. Legjenda e Romës u largua në verë drejt Boca Juniors dhe pas vetëm gjashtë muajsh në kampionatin argjentinas, ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij.

De Rossi ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli në moshën 36 vjeçare. Italiani e filloi karrierën e tij në vitin 2001, duke u promovuar nga ekipi i moshave të Romës, në skuadrën e parë. Me ekipin kryeqytetas, De Rossi luajti për plot 18 sezone, ku u aktivizua më shumë se 500 herë dhe shënoi 43 gola. Te Boca Juniors, De Rossi është aktivizuar në vetëm 5 takime.

Arritja më e madhe në karrierën e De Rossit është padiskutim shpallja kampion bote në vitin 2006, me Italinë. Edhe pse ende De Rossi nuk ka konfirmuar tërheqjen e tij nga futbolli, ka qenë Di Marzio ai që ka raportuar për Sky Sport se ky vendim, do të zyrtarizohet pas disa orësh./abcnews.al

 

Daniele De Rossi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!