“Fund qymyrit dhe naftës ruse”, Britania e Madhe godet Moskën me sanksione të reja

schedule17:25 - 6 Prill, 2022

schedule 17:25 - 6 Prill, 2022

Britania e Madhe ka vendosur sanksione të reja ndaj bankës qendrore ruse, Sberbank.

BBC raporton se Anglia do të angazhohet për t’i dhënë fund të gjitha importeve të qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022.

Detaje nga sanksionet britanike

  • Ngrirja e aktiveve të bankës më të madhe ruse, Sberbank, pas një lëvizjeje të ngjashme nga SHBA
  • Një ndalim për të gjitha investimet britanike në Rusi – e cila ishte me vlerë 11 miliardë paund në 2020
  • Një angazhim për t’i dhënë fund importeve të qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit – me një plan për të ndaluar importet e gazit “sa më shpejt të jetë e mundur pas kësaj”.
  • Ndalimi i importeve të tjera nga Rusia, duke përfshirë produktet e hekurit dhe çelikut

DSekretarja e Jashtme Liz Truss tha: “Ne po i tregojmë elitës ruse se nuk mund të lajnë duart nga mizoritë e kryera me urdhër të Putinit”.

Më herët Shtetet e Bashkuara sanksionuan vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe anëtarët e Këshillit rus të Sigurisë, përfshirë ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev dhe kryeministrin, Mikhail Mishustin.

Lexo edhe: Amerika sanksionon të bijat e Putinit

Uashingtoni njoftoi për sanksionet e reja më 6 prill, në të cilat shënjestrohen bankat dhe elitat ruse.

Kjo pako e sanksioneve përfshin ndalimin e çdo amerikani të investojë në Rusi, pasi Uashingtoni dhe Kievi akuzuan Moskën për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, shkruan BBC./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!