Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Fuga vjen me “Antropologjia e Propagandës Totalitare, Rasti Shqiptar”

schedule16:35 - 3 Nëntor, 2022

schedule 16:35 - 3 Nëntor, 2022

Si funksiononte ideologjia, propaganda, arsimi, informacioni, politika e jashtme etj nga  ’44 deri në vitet ’90 në vendin tonë. Profesor Doktor Artan Fuga sjell një paraqitje të realitetit të kohës përmes një metode të pa rrahur më parë, në librin e tij të fundit “Antropologjia e propagandës totalitare,  rasti shqiptar”.

Botimi që vjen para lexuesit në frëngjisht u promovua përmes pyetjeve dhe përgjigjeve para një  publiku të zgjedhur në Shtëpinë e Europës në Tiranë. Akademiku Fuga mbështetet në fuqinë e antropologjisë strukturore pasi  thotë se kjo metodë është më shteruesja për kohën.



 “Teza ime është kjo, në shekullin e 19 edhe në atë 20 këto propaganda, këto ideologji këto platforma kombëtare kanë funksionuar, por ato kanë nevojë të studiohen me disa metoda të cilat janë metoda të kohëve të sotme. Nuk mund të studiohen me mendësi e asaj kohe nuk mund të studiohen me metodologji që mund të kenë qenë shteruese, por sot nuk jane më. Ajo që unë sjell është ajo nga pikëpamja e antropologjisë strukturore e psikanalizes e sociopsikanalizës të cilat më kanë ndihmuar të vij në disa rezultate.”

Përmes analizave krahasuese mbi propagandat dhe mekanizmat psikologjikë, mendorë e zakonorë, filozofi Artan Fuga përpiqet të ndriçojë disa shtigje të cilat mendon se deri tani kishin mbetur në hije.

 “Për sa i përket platformave ideologjike në shekulli 19 që çuan pastaj në themelimin e shtetit të pavarur shqiptar ne kemi një mbivendosje koherente të disa niveleve.  Kultura e familjes dhe e klanit, letërsia artistike, koncepti i Zotit, platforma politike laike, pra ndërgjegja artistike, politike, fetare, familjare.  Ajo që kam konstatuar është ndërtuar si arkitekturë koherente e cila formon atë mendim intelektual abstrakt shumë monumnetal qe jep identitetin e shqiptarëve që mund ta studiojmë nga përqasje shumë disiplinore.”

“Antropologjia e propagandës totalitare,  rasti shqiptar”,  përveç librarive në vend gjendet  në shumë librari në  Francë, në biblioteka universitere atje, por dhe në platformat më të mëdha në internet.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!