Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ftesa për kombëtaren, surprizë”/ Cake: Është ndjesi e papërshkrueshme

schedule16:39 - 13 Tetor, 2025

schedule 16:39 - 13 Tetor, 2025

Klisman Cake e ka cilësuar një ndjesi të papërshkrueshme të qendurit pjesë e kombëtares shqiptare.

Gjatë konferencë për mediat me trajnerin Sylvinho, në prag të ndeshjes miqësore me Jordaninë, Cake u shpreh se për të ishte një surprizë, thirrja në kombëtare.

“Normalisht që jo, ne vijmë në kombëtare dhe jemi gati çdo sekondë. Askush nuk premton gjë. Nuk e kisha menduar gjatë, kur erdhi ishte një surprizë. Te klubi i Shkëndija janë gëzuar shumë të gjithë, i gjithë ekipi më ka uruar dhe më ka përgëzuar. Kombëtarja është ndjesi e papërshkrueshme, ëndërr e bërë realitet që fëmijë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!