DEA evitoi qeverinë? Manja: Është keqkuptuar, tregon besim për qeverinë

schedule16:25 - 8 Mars, 2023

schedule 16:25 - 8 Mars, 2023

Qeveria shqiptare nuk ndihet e anashkaluar, nga thirrja e Ambasadës Amerikane që ju vendosi qytetarve shqiptarë një numër telefoni në dispozicion për të denoncuar trafikun e drogës drejtpërdrejt pranë DEA-s. Përkundrazi, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, u shfaq entuzias.

“ Unë e konsideroj si shenjë e besimit të fortë të autoriteteve te DEA-s me institucionet shqiptare. Është shenjë e fortë e bashkëpunimit, dhe e forcimit të këtij bashkëpunim”

Ministri nuk dha një shpjegim se pse pikërisht tani Amerika ofronte fshehtësi të plotë për denoncuesit, dhe i quajti të painformuar ata që mendojnë se ky kanal komunikimi spostonte institucionet shqiptare.

“Ju ftoj ta merrni informacionin e plotë dhe të shihni bashkëpunimin e plotë të SPAK me DEA-n”

Ulsi Manja shpjegoi edhe pse shumë kriminelë që kërkohen nga drejtësia shqiptare fshihen në Dubai. Ai tha se ky vend nuk pranon marrëveshje esktradimi, edhe pse nga Shqipëria e ka kërkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!