TURQI- Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta nxjerrin të gjallë edhe nënën, pas shpëtimit të një vajze dyvjeçare nga rrënojat. “Heronjtë tanë arrijnë të shpëtojnë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, heronjtë dhe heroinat tona me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim vetëmohues arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj. Ju lumtë krenaria jonë!” shtoi ai.
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 16 mijë, ndërsa vijojnë pa ndërprerje kërkimet për të shpëtuar njerëzit poshtë rrënojave/abcnews.al