Fshihej në Shqipëri pasi ishte nën hetim për drogë, arrestohet 25-vjeçarja sapo zbret në portin e Ankonës

schedule12:05 - 5 Gusht, 2022

schedule 12:05 - 5 Gusht, 2022

Një shqiptare e cila ishte nën hetim së bashku me bashkëshortin dhe 4 persona të tjerë është arrestuar në portin e Ankonës në Itali.

Mediet italiane shkruajnë se dy bashkëshortët, për t’i shpëtuar dispozitës së gjyqtarëve, ishin larguar në vendin e origjinës, në Shqipëri.

Ajo përfundoi në “arrest shtëpie” për trafik droge, pasi mbërriti nga Shqipëria dhe zbriti në portin e Ankonës.

25-vjeçarja u përball me policët  e komisariatit Città di Castello së bashku me stafin e Skuadrës Lëvizëse të Drejtorisë së Policisë së Ankonës.

Falë informacioneve të marra nga hetuesit, 25-vjeçarja është gjurmuar mëngjesin e djeshëm, 4 gusht në portin e Ankonës ku mbërriti me një anije nga Shqipëria.

Kundër burrit të gruas u lëshua një urdhër-arresti europian, pas të cilit 26-vjeçari u ekstradua më 28 korrik në Itali dhe përfundoi në qelitë e burgut të Capanne-s.

Operatorët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës, pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet, e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie.

Ndaj 25-vjeçares agjentët e Komisariatit kanë nisur edhe procedurën me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!