FSHF “zgjidh qesen” për kombëtaren, zbulohet shpërblimi pas fitores me Hungarinë

schedule14:55 - 10 Tetor, 2021

schedule 14:55 - 10 Tetor, 2021

Nuk kanë nevojë për ato para, por gjithsesi, është një nxitje. Futbollistët e ekipit përfaqësues do të marrin nga 6 000 euro secili nëse kompletojnë suksesin në dy ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës.

Hapi i parë u hodh, u fitua ndaj Hungarisë, ndërsa tani mbetet të përfundohet puna me suksesin kundër Polonisë në “Elbasan Arena”.

Burime në Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dijë se vendimi për t’i dhënë secilit lojtar 6 000 euro për 6 pikët, është marrë si formë nxitjeje për ta, ndonëse thuajse të gjithë futbollistët luajnë jashtë vendit, dhe një pjesë e madhe në ekipe të ligave kryesore në Itali, Spanjë, Angli, Gjermani, Francë, Turqi apo Hungari, dhe ky shpërblim as nuk ndikon fare në llogarinë e tyre bankare.

Shpresa është e madhe që kombëtarja të shkojë të paktën në “Play off” e Kupës së Botës, që do të ishte pengesa e fundit përpara kualifikimit për në fazën finale.

Shqipëria ndodhet në vendin e dytë me 15 pikë, ndaj 14 të Polonisë, që do të jetë rivali të martën e 12 tetorit, dhe një fitore do të na shkëpuste në 4 pikë nga rivali kryesor. Ndeshjet e fundit janë kundër Anglisë në “Uembli” të Londrës dhe përballë Andorrës në “Arenën Air Albania” në nëntor./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!