Skënderbeu-Teuta do të zhvillohet, por nuk do të nisë në orën 13:45 sipas planit fillestar.
Shkak është bërë gjendja e rënduar e fushës dhe problemi me ujin e ngrohtë në dhomat e zhveshjes.
FSHF, sipas asaj që raporton Supersport, ka vendosur që kjo ndeshje të nisë rreth orës 14:15-14:20.
Klubi korçar nga ana tjetër ka premtuar se do ta zgjidhë në kohë problemin e ujit ngrohtë. / abcnews.al