Federata Shqiptare e Futbollit i ka çuar një tjetër letër qeverisë shqiptare, më saktësisht ministreve Manastirliu dhe Shahini, duke iu bërë të qartë se po presin ende një miratim për datën 3 qershor, që u përcaktua si data e rifillimit të Superiores.
FSHF caktoi datën 3 qershor për rifillimin e elitës së futbollit shqiptar, ndërsa datën 7 qershor për rifillimin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Gjithsesi, ende nuk ka miratim nga Qeveria e Shqipërisë për këto data.
LEXO EDHE: Superiorja dhe Kupa e Shqipërisë, FSHF zbardh kalendarin e plotë
Ekipet ndërkohë, kanë dalë në stërvitje që të hënën e shkuar, me datë 18 maj dhe futbollistët dhe drejtuesit e klubeve, por presin të kuptojnë se kur do të rikthehen të luajnë. Letra e FSHF-së dërguar Qeverisë, pritet të ketë përgjigje, një përgjigje e cila duhet të ishte dhënë sot./abcnews.al