FSHF flet për dënimin e Skënderbeut

schedule15:18 - 2 Prill, 2018

schedule 15:18 - 2 Prill, 2018

Federata Shqiptare e Futbollit ka deklaruar qendrimin e saj për Skënderbeun, pas dënimit nga UEFA. Sekretari i përgjithshëm Shulku ka folur edhe për pjesëmarrjen e ekipeve shqiptare në Europë sezonin e ardhshëm.

Në Europë për momentin është i dënuar, por çfarë e pret në Shqipëri?

Skënderbeu, skuadra më e mirë e viteve të fundit, pret jo vetëm gjyqet e ardhshme sportive në UEFA e KAS, por edhe vendimet që do të marrë për të Federata Shqiptare e Futbollit.

Qendrimin e institucionit që drejton këtë sport në vendin tonë, e sqaron numri 2 I tij, sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku.

I ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport, Shulku  tregoi se çfarë hapash pritet të marrë FSHF lidhur me korçarët.

Si do të jetë pjesëmarrja e skuadrave shqiptare sezonin e ardhshëm në kupat e Europës?

Në mbrojtje të Skënderbeut ka dalë një nga anëtarët më të rëndësishëm të Komitetit Ekzekutiv të Federatës, Arben Dervishaj, në emisionin tjetër “Fair Play”.

Ai ka sulmuar UEFA-n. /abcnews.al