Analisti Roland Bejo deklaroi se drejtuesi i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, po përballet me frikë ndaj kundërshtarëve të brendshëm dhe po ushtron kontroll të fortë mbi strukturat e partisë.
I ftuar në Tirana Live në ABC News, Bejo theksoi se në PD, sipas tij, nuk janë zhvilluar zgjedhje të mirëfillta, por procese votimi të orientuara, ndërsa shtoi se Berisha synon ta mbajë partinë nën kontroll në të gjitha nivelet.
Sipas analistit, kjo qasje ka çuar në largimin e kundërshtarëve dhe në dobësimin e kohezionit të brendshëm të partisë, duke e akuzuar Berishën edhe për shkelje të idealeve të demokratëve dhe për vendime që, sipas tij, përbëjnë “tradhti” ndaj forcës politike.
“Berisha ka frikë nga kundërshtarët. Berisha jo vetëm që e ka kulturë përjashtimin, tani jo vetëm që ka hallin se do i marrin postin. Asnjëherë nuk janë bërë zgjedhje në PD, gjithnjë janë bërë votime dhe është zgjedhur ai që është dashur. Berisha kërkon që ta ketë partinë të tijën në të gjitha nivelet. Të gjithë ata që ka brenda në PD nuk flet.
Në këto kushte Berisha po largon kundërshtarët, Berisha si komunist i vjetër që është nuk e mban dot partinë në kohezion, ai e do në disiplinë. Ai i detyron njerëzit që ose të rrinë me zor atje ose të largohen. Optimistë sipas tij, janë ata që mbështesin vetëm Berishën. Berisha ka shkelur idealet e demokratëve. Shkelja e dytë është që Berisha ka tradhtuar PD-në.
E treta tradhti që ka bërë Berisha është Kodi Zgjedhor. Këto janë tradhti. PD nuk llogaritet më si parti në pushtet. Demokratët i ma tradhtuar Berisha dhe duke qëndruar në krye të PD është tradhtia më e madhe. Pasi halli i Berishës nuk përputhet me hallin e tij personal”, tha Bejko.


