Fshehu 15 doza kokainë në dhomën e hotelit, arrestohet 38-vjeçari në Përmet

schedule09:41 - 10 Gusht, 2020

schedule 09:41 - 10 Gusht, 2020

Policia e Përmetit ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar. Mësohet se shtetasi  me iniciale L.TH, kishte marrë me qira një dhomë hoteli dhe aty i janë gjetur 15 doza me lëndë narkotike kokainë.

Sakaq, bëhet me dije se 38-vjeçari i shpërndante me qëllim tregtimi.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Përmetit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Bie në pranga 38-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Sekuestrohen 15 doza me lëndë narkotike kokainë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Th., 38 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e hotelit që ky shtetas e kishte marrë me qira, Policia gjeti 15 qese të vogla transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al