Fshati Papër Sollak pa rrugë/ Banorët: Nuk është investuar prej vitesh

schedule15:24 - 21 Nëntor, 2023

schedule 15:24 - 21 Nëntor, 2023

Dimrat shkojnë e vijnë, por problemet e banorëve në zonat rurale te Elbasanit mbeten të njejtat.

Mungesa e infrastrukturës është shqetësimi kryesor.

Kjo rrugë që i përngjan një shtrati prroi përdoret nga afro 300 familje të fshatit Papër-Sollak  njëkohësisht është e vetmja rruga që lidh 4 fshatra të tjerë me qytetin e Elbasanit.

Për shkak të baltës që pushton rrugën dhe gropave të shumta lëvizja gjatë dimërit në të bëhet e vështirë, veçanërisht për të vegjlit.

Banorë të fshatit thonë se në këtë rrugë nuk është investuar prej vitesh.

Me të adhurat e tyre banorët kanë ndërhyrë në pjesët më të dëmtuara por shprehen se janë të pamundur të kujdesen për gjithë rrugën.

Rregullimin e rruges bashkia ua ka premtuar banorëve muaj më parë por burime nga ky institucion thanë se fondet për investim nuk janë siguruar ende./abcnews.al