Librat shkollorë me gabime janë korrigjuar. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë tij në Facebook tekstet e përmirësuara.
Mes tyre është edhe fshati i të pasurve që solli shumë debate në opinionin publik. Në tekst ishte ilustruar një foto nga një zonë rezidenciale në periferi të Tiranës, ku janë përqendruar vilat e më të pasurve në Shqipëri dhe që sigurisht nuk kishte asnjë lidhje me fshatin shqiptar.
“Një qeveri që i dëgjon të gjithë edhe kur nuk është dakord me të gjitha, bën punë të mira?
Besoj ju kujtohen shqetësimet e ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo ndonjë pasqyrim jo të përshtatshëm të jetës reale në tekstet shkollore! Një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, çka solli përmirësimet e duhura?
Ja disa shembuj në foto nga librat e përmirësuar për vitin e ardhshëm shkollor???????”, shkruan kryeministri.
g.v/abcnews.al