Fshati Lin pa investime, mungon promovimi dhe vëmendja nga pushteti vendor

schedule17:13 - 23 Korrik, 2022

schedule 17:13 - 23 Korrik, 2022

Lini pavarësisht bukurive që ka, nuk ka mjaftueshëm promovim, për sa kohë mungojnë pushuesit.

Ka vetëm turistë ditor, që pasi shohin bukuritë dhe provojnë ushqimet e zonës, largohen drejt destinacioneve të tjera.

Banorët e zonës thonë se era e keqe që vjen nga mungesa e kanalizimeve është një nga arsyet e largimit të pushuesve.

“Ti rregullojnë ujërat e zeza, se u qelbën. Vjen erë e keqe”, thotë një banore

“I bukur po nuk investon shteti. Duhet të bëhet rruga, kanalizmet e ujërave të zeza, në gjol, grope”, shprehet një tjetër.

“Tani kanalizmet, për banjat kemi bërë gropa te Gjoli.”

Të vetmit pushes që takuam janë ish-banorë të zonës që gjatë dimrit jetojnë në Tiranë. Ata ankohen për çmimet e larta.

“Çmimet si në të gjithe vendin, shumë shtenjtë”, thonë ata.

“Çmimet njësoj janë, si janë rritur atje, janë rritur edhe këtu. Shpenzimet e vjetshme që kemi bërë, sivjet janë më shumë. Vaj, sheqer, oriz janë rritur”

“Korani që vjet ishte 8 mijë lekë, është bërë me 18 mijë lekë. 18 mijë lekë është shtrenjtë shumë. Se si e jusifikojnë nuk e di”, thotë një pushues.

Ata kujtojnë kohën kur dikur në këtë zonë mund të bëhej plazh.

“I mungon plazhi. Edhe ata që duan të lahen nuk kanë. Përpara shkonim te mulliri. Tani nuk shkon dot më sepse rruga është e prishur. Vajtëm njëherë, vetëm sa thyem këmbët”, shprehen pushuesit.

“Mulli, atje ka qene kryevepër, tani rruga është prishur, është gjithë baltë, nuk kalon dot njeri deri në kufi.”

Fshati Lin ndodhet 22 km larg nga qyteti i Pogradecit. Ajo që e bën të vizitueshëm nga turistët vendas dhe të huaj është bazilika e cila ndodhet mbi fshatin turistik. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!