Fshati francez trashëgon 2 milion euro nga hebreu që strehoi në kohën e luftës së dytë botërore

schedule12:23 - 26 Shkurt, 2021

schedule 12:23 - 26 Shkurt, 2021

Fshati i Chambon-sur-Lignon në Francën jugore me një popullsi prej 2.500 banorësh ka marrë një donacion të papritur prej 2 milion eurosh. Hebreu austriak Erich Schwam i la trashëgiminë e tij qytetit. Banorët e Chambon e strehuan atë kur ishte fëmijë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Schwam vdiq në fund të dhjetorit në moshën 90 vjeç në Lyon.

“Kjo na ka prekur shumë,” tha për Euronews Denise Vallat, asistente e Kulturës, në bashkinë e qytetit Chambon-sur-Lignon.

“Ajo që duhet të dimë, është se kjo  është puna e një jete të tërë. Nuk është një pasuri e trashëguar dhe për ne kjo është shumë e rëndësishme.”

Schwam,  pas luftës u zhvendos në Lyon për të studiuar farmaci dhe më pas u martua atje. Midis 1,500 dhe 4,000 njerëz, hebrenj dhe jo-hebrenj, 30 përqind e të cilëve ishin fëmijë, gjetën strehim në këtë zonë të largët dhe të pyllëzuar prej 500 km katrorë.

Një rajon ku tradita e mikpritjes ishte kryesorja.  Gjatë luftërave, aty u ndërtuan shumë shtëpi për fëmijët e qytetit.

2 milion euro të Erich Schwam,  përfaqësojnë dy të tretat e buxhetit vjetor të bashkisë,  dhe këto para do të përdoren për projekte rinore dhe zhvillim e fshatit, siç ai kishte kërkuar./abcnews.al