Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Frymëmarrje në Itali, 7 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, sa raste të reja u regjistruan

schedule18:06 - 5 Korrik, 2020

schedule 18:06 - 5 Korrik, 2020

Italia duket se i ka dhënë fund ditëve me shifra të frikshme të vdekjeve nga koronavirus, duke u rikthyer në normalitet.

Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar 7 viktima dhe 192 raste të reja me Covid-19.

Ndërsa numri i të infektuarve aktivë është reduktuar nën 15 mijë, 14,642 në total.



945 pacientë të infektuar po kurohen në spital, 74 prej të cilëve janë në terapi intensive.

192,108 persona kanë fituar tashmë betejën me këtë sëmundje ndërsa 34,861 persona kanë humbur jetën. Në total, numri i të infektuarve në Itali është 241,611.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!