Frymëmarrja artificiale xhaxhait me koronavirus, infektohet edhe nipi: Numri total i të prekurve në Shkodër

schedule11:32 - 31 Mars, 2020

schedule 11:32 - 31 Mars, 2020

Ka shkuar në 8 numri i të prekurve nga koronavirusi në rrethin e Shkodrës.

Numri më i madh i të prekurve duket të jetë në Vaun e Dejes, ku edhe është shënuar rasti më i ri ditën e sotme.

Abc News mëson se i prekuri më i ri është nipi i një familjeje në Vaun e Dejes, në të cilën më parë ishin infektuar edhe xhaxhai i tij, gjyshja, nusja e xhaxhait si edhe një vajzë.

Pak ditë më parë, në redaksinë e abcnews.al erdhi një denoncim nga Vau i Dejes, ku një pjestare e familjes së prekur pretendonte se të afërmve të tjerë nuk i ishte marrë tamponi edhe pse kishte të prekur brenda tyre.

Kur xhaxhai ishte ndjerë keq, nipi i kishte bërë frymëmarrje artificiale atij.

Xhaxhai rezultoi me koronavirus, ndërsa rasti më i ri sot është pikërisht nipi i cili duket të jetë infektuar prej tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!